Villa DELUX gjendet në lokacionin më atraktiv pranë detit, ashtu që, thënë simbolikisht, thjesht qëndron mu mbi Plazhin e Vogël dhe shëtitoren, në pjesën më të bukur të Ulqinit. Është vetëm dy minuta larg Plazhit të Vogël dhe ka pamje mahnitëse në det, në portin e vogël të Kacemes dhe në Kala me bedenat madhështore shumëvjeçarë, ku mund të mahniteni me bukurinë magjike të perëndimit të diellit.

REZERVIME

Për rezervime na kontaktoni në numrat e telefonit:

+382 30 684 466
+382 68 038 466
+382 69 062 948

Book now

 

 

 

Jeta e begatshme e natës që është koncentruar përgjatë Plazhit të Vogël, thënë thjeshtë, gjendet aty, mu pranë jush, pothuaj ta prekësh me dorë, krahas restoranteve dhe bareve të shumta, muzikës së gjallë, vallëzimit dhe aktiviteteve të tjera dedikuar mysafirëve të të gjitha moshave.

MIRË SE VINI

WELCOME

Villa DELUX posedon 12 dhoma dhe tre apartamente të pajisur vërtetë delux, në stilin bashkëkohor me të gjitha standardet. Çdo dhomë dhe apartamentet kanë WF, kondicionerin, TV, minibarin, arkën, ndërsa recepcioni punon 24 orë. Ofertën veçanërisht e plotëson edhe fakti se Villa DELUX ka restorantin e pajisur në mënyrën më bashkëkohore, pastaj pishinën dhe hapësirën e vet për parkim.

Përveç të gjitha këtyre, më e rëndësishme është ajo që shërbimet tona janë me të vërtetë si të një shtëpiaku të vërtetë, që bën që mysafirët të ndjehen si në shtëpinë e vet. Prandaj na vizitoni dhe binduni vetë.

Deluxe Apartment

Starting from 140€/night

Double Standard

Starting from 60€/night

Double Comfort

Starting from 75€/night

Double Superior

Starting from 85€/night

Comfort Apartment

Starting from 130€/night