Villa DELUX gjendet në lokacionin më atraktiv pranë detit, ashtu që, thënë simbolikisht, thjesht qëndron mu mbi Plazhin e Vogël dhe shëtitoren, në pjesën më të bukur të Ulqinit. Është vetëm dy minuta larg Plazhit të Vogël dhe ka pamje mahnitëse në det, në portin e vogël të Kacemes dhe në Kala me bedenat madhështore shumëvjeçarë, ku mund të mahniteni me bukurinë magjike të perëndimit të diellit.

Jeta e begatshme e natës që është koncentruar përgjatë Plazhit të Vogël, thënë thjeshtë, gjendet aty, mu pranë jush, pothuaj ta prekësh me dorë, krahas restoranteve dhe bareve të shumta, muzikës së gjallë, vallëzimit dhe aktiviteteve të tjera dedikuar mysafirëve të të gjitha moshave.